Bota

Kryeministri irakian, Al-Kadhimi: Ka patur tre herë përpjekje për të më vrarë

"Për këtë nuk jam i shqetësuar, nuk kam frikë. Unë do të vazhdoj të punoj në përputhje me planin që kemi hartuar për qeverinë e vendit", tha kryeministri irakian, Al-Kadhimi

Haydar Karaalp  | 19.07.2021 - Përdıtësım : 19.07.2021
Kryeministri irakian, Al-Kadhimi: Ka patur tre herë përpjekje për të më vrarë

Bagdad

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi tha se gjatë mandatit të tij ka patur tre herë përpjekje për ta vrarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Al-Kadhimi, i cili është në postin e kryeministrit të Irakut që nga maji i vitit 2020 dha një intervistë për televizionin saudit Al Hadath.

Ai tha se u mbijetoi tri atentateve gjatë detyrës së tij si kryeministër por nuk dha informacione se kur dhe nga kush ishin organizuar.

"Për këtë nuk jam i shqetësuar, nuk kam frikë. Unë do të vazhdoj të punoj në përputhje me planin që kemi hartuar për qeverinë e vendit", tha kryeministri irakian.

Al-Kadhimi është në krye të qeverisë irakiane që nga maji i vitit 2020.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın