Bota

Kryeministri indian shpalos vizionin për inteligjencën artificiale në Samitin e New Delhit

Kryeministri Modi tha se vizioni për inteligjencën artificiale (IA) "etike dhe gjithëpërfshirëse" do të bëhet "një lidhje thelbësore për mirëqenien e njerëzimit në botën e shekullit të 21-të të drejtuar nga IA"

Ahmad Adil  | 19.02.2026 - Përdıtësım : 19.02.2026
Kryeministri indian shpalos vizionin për inteligjencën artificiale në Samitin e New Delhit

New Delhi

Kryeministri indian, Narendra Modi, zbuloi të enjten vizionin e tij për inteligjencën artificiale (IA) "etike dhe gjithëpërfshirëse" në një samit në New Delhi, transmeton Anadolu.

Duke iu drejtuar samitit, Modi tha se pjesëmarrja nga më shumë se 100 vende e ka çuar "suksesin e ngjarjes në nivele të reja".

Ai prezantoi vizionin e Indisë "MANAV" për IA-në, duke shpjeguar se akronimi qëndron për sisteme morale dhe etike, qeverisje të përgjegjshme, sovranitet kombëtar, teknologji të arritshme dhe gjithëpërfshirëse, dhe sisteme të vlefshme dhe legjitime. Emri Manav është me origjinë sanskrite, që do të thotë njeri.

Kryeministri Modi tha se vizioni do të bëhet "një lidhje thelbësore për mirëqenien e njerëzimit në botën e shekullit të 21-të të drejtuar nga IA".

Duke e përshkruar IA-në si një forcë transformuese, Modi tha se "nëse është pa drejtim, ajo çon në përçarje", por "me drejtimin e duhur, ajo bëhet një zgjidhje".

Ai paralajmëroi se njerëzit "nuk duhet të bëhen thjesht pika të dhënash ose lëndë e parë për IA-në", duke shtuar se teknologjia duhet të demokratizohet. Ai tha se inteligjenca artificiale duhet të shërbejë si një medium për “përfshirjen dhe fuqizimin”, veçanërisht për Jugun Global.

Duke theksuar rolin e Indisë në këtë fushë, kryeministri indian tha se vendi “nuk është vetëm pjesë e revolucionit të inteligjencës artificiale”, por po e “udhëheq dhe po e formëson atë”.

“Inteligjenca artificiale shënon një kapitull transformues në historinë e njerëzimit”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.