Bota

Kryeministri i Qipros Turke: Mirëpresim me emocion dhe krenari anijen turke të shpimit “Abdulhamid Han”

"Punimet e kërkimit dhe shpuese të kryera nga ana e Türkiye-s në Mesdheun Lindor janë brenda fushave të saj sovrane të palës turke", tha Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ünal Üstel

Muhammet İkbal Arslan  | 11.08.2022 - Përdıtësım : 12.08.2022
Kryeministri i Qipros Turke: Mirëpresim me emocion dhe krenari anijen turke të shpimit “Abdulhamid Han”

Lefkosha

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ünal Üstel, theksoi se mirëpresin me emocion, krenari dhe lumturi që anija e shpimit "Abdülhamid Han" ka dalë në lundrim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Üstel lëshoi një deklaratë me shkrim lidhur me fillimin e misionit nga anija "Abdülhamid Han", e cila është anija e katërt e shpimit e Türkiye-s dhe e cila ka dalë në detyrën e shpimit të parë në Mesdhe.

"Përjetojmë emocionin, krenarinë dhe lumturinë që 'Abdülhamid Han', anija katërt e shpimit merr pjesë në punimet e kërkimit të hidrokarbureve nga atdheu ynë në 'Vatanin Blu'", u shpreh Üstel.

Ai shtoi se për ata është shumë kuptimplotë që anijeve që do të shoqërojnë "Abdülhamit Han" u janë dhënë emrat "Hakan, Kutsi dhe Murat" të cilët janë emrat e djemve të majorit të ndjerë Nihat İlhan, që u martirizua në Qipro natën e 24 dhjetorit 1963.

Më tej, Üstel theksoi se fillimi i punimeve me përfshirjen e anijes së shpimit "Abdülhamit Han" në flotën e saj nga Türkiye, e cila nuk i ndan të drejtat dhe interesat e Qipros Turke nga të sajat në çdo platformë, do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në ekuilibrat e fuqisë në rajon.

"Deklaratat e pabaza të bëra nga Qiproja Greke dhe Greqia nuk kanë asnjë kuptim"

"Besojmë se 'Abdülhamit Han' do të shtojë një forcë të madhe në kërkimin e të drejtës që zhvillojmë me atdheun tonë (Türkiye) në Atdheun e Kaltër (Mavi Vatan)", theksoi Üstel, duke bërë të ditur se turqit e Qipros janë krenarë me punimet e kryera në rajon nga Türkiye e cila posedon një flotë shpimi të pashembullt në botë.

"Punimet e kërkimit dhe shpimit të kryera nga ana e Türkiye-s në Mesdheun Lindor janë brenda fushave të saj sovrane të palës turke. Deklaratat e pabaza të bëra lidhur me çështjen nga Qiproja Greke dhe Greqia dhe qasjet për të rritur tensionin nuk kanë asnjë kuptim për ne. Me këto ndjenja dhe mendime nga ana ime dhe e popullit turk qipriot përshëndes udhëtimin e anijes tonë të shpimit të gjeneratës së re të pajisur me teknologjinë e fundit, si dhe dëshiroj të theksoj dëshirën tonë për lajme të mira", tha ndër të tjera Üstel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.