Bota

Kryeministri i Katarit thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftës, dënon sulmet iraniane ndaj shteteve në rajon

“Lufta duhet të ndalet menjëherë dhe të gjithë e dinë kush përfiton prej saj dhe kush po e tërheq rajonin në konflikt”, tha Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani

Rania R.a. Abushamala  | 19.03.2026 - Përdıtësım : 19.03.2026
Kryeministri i Katarit thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftës, dënon sulmet iraniane ndaj shteteve në rajon

Stamboll

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës në rajon dhe për ndalimin e sulmeve iraniane ndaj vendeve arabe në rajon, transmeton Anadolu.

“Ne theksojmë rëndësinë e ndërprerjes së menjëhershme të sulmeve iraniane ndaj vendeve në rajon”, tha Sheikh Mohammed gjatë një konference të përbashkët për media në Doha me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

“Lufta duhet të ndalet menjëherë dhe të gjithë e dinë kush përfiton prej saj dhe kush po e tërheq rajonin në konflikt”, shtoi ai.

Kryeministri tha se veprimet e Iranit përbëjnë “një destabilizim të sigurisë dhe stabilitetit” të rajonit, duke paralajmëruar se sulmi i fundit iranian ndaj objektit të gazit Ras Laffan “do të ketë pasoja për furnizimet me energji”.

“Ne besojmë se diplomacia është zgjidhja e parë dhe përfundimtare për konfliktet”, tha ai.

“Ne dënojmë sulmet e Iranit ndaj Turqisë”, tha Sheikh Mohammed, i cili është edhe ministër i Jashtëm, duke shtuar se pretendimi i Teheranit për shënjestrimin e bazave amerikane është “i papranueshëm dhe i pajustifikuar”.

Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar deri më tani rreth 1.300 viktima, përfshirë edhe udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë synuar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe pasoja në tregjet globale dhe aviacionin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın