Bota

Kryeministri i Indisë bën joga së bashku me 50 mijë persona

Modi në një fjalim u bëri thirrje qytetarëve që të mburren me trashëgiminë e tyre. “Joga po pasuron jetëra të shumta në gjithë botën", tha ai

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 21.06.2018 - Përdıtësım : 22.06.2018
Kryeministri i Indisë bën joga së bashku me 50 mijë persona

Dehradun

DEHRADUN (AA) – Kryeministri i Indisë, Narendra Modi në ultësirën e Himalajeve ka bërë joga së bashku me 50 mijë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Modi, i cili ka shkuar në qytezën Dehradun në Ditën e katërt Ndërkombëtare të Jogas, menjëherë pas lindjes së diellit mori pjesë në aktivitetin e jogas të organizuar së bashku me 50 mijë persona të tjerë të mbledhur në ultësirën e Himalajeve.

Modi në një fjalim u bëri thirrje qytetarëve që të mburren me trashëgiminë e tyre. “Joga po pasuron jetëra të shumta në gjithë botën", tha ai.

Gjithashtu edhe në qytete të shumta në gjithë Indinë, dhjetëra mijëra persona morën pjesë në aktivitetet e përbashkëta të jogas.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın