Bota

Kryeministri i Finlandës jep dorëheqje për mosmarrëveshjet rreth shërbimit postar

Antti Rinne ia ofroi dorëheqjen presidentit Sauli Niinisto, si rezultat i krizës së krijuar me grevën e punonjësve të shërbimit postar

03.12.2019
Kryeministri i Finlandës jep dorëheqje për mosmarrëveshjet rreth shërbimit postar Foto: AA/Arhiv

Helsinki

Kryeministri i Finlandës sot dha dorëheqje pasi partneri kryesor i koalicionit tërhoqi mbështetjen nga kabineti i tij pesë-partiak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Antti Rinne, i cili mori detyrën në qershor, është përballur me kritika të ashpra gjatë disa ditëve të kaluara për mënyrën se si ai dhe një anëtar i partisë së tij përgjegjëse për kompanitë qeveritare u morën me shërbimin postar shtetëror të Finlandës, "Posti", punëtorët e së cilës shkuan në grevë dyjavore në nëntor.

Njoftimi shkaktoi dorëheqjen zyrtare të kabinetit të përbërë nga Partia Social Demokratike e Rinne, Partia e Qendrës, të Gjelbrit, Aleanca e Majtë dhe Partia Popullore Suedeze e Finlandës.

Parlamenti do të vendosë për kryeministërin e ri javën e ardhshme.

Koalicioni qeverisës kishte kërkuar që Rinne të shpjegojë deklaratat dhe veprimet e qeverisë, por njëri nga partnerët kryesor të koalicionit, Partia e Qendrës, kishte deklaruar se shpjegimet nuk ishin të pranueshme, duke shprehur një mungesë besimi për Rinne dhe duke i kërkuar atij ose të jepte dorëheqjen, ose të kërkonte votëbesimin e deputetëve.

Rinne ofroi dorëheqjen e tij presidentit finlandez Sauli Niinisto, i cili i tha 57-vjeçarit Social Demokrat: "Faleminderit për momentet e shkurtra, por të shumta të bashkëpunimit të mirë".

Partia e Qendrës tërhoqi mbështetjen e saj për Rinne të hënën, por premtoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për programet qeveritare, duke shmangur kështu zgjedhjet e parakohshme.

Greva dyjavore nga punonjësit e postës së Finlandës përfundoi më 27 nëntor pas arritjes së marrëveshjes për pagat. Sindikata që përfaqësonte punonjësit e Postit tha që ishte e kënaqur me marrëveshjen e arritur për kontratat e punës të rreth 700 punonjës të paketave.

Greva kishte çuar në një grevë tjetër njëditore mbështetëse nga sektori i transportit të vendit nordik, për të përkrahur punonjësit e postës, duke nxitur aviokompaninë kryesore Finnair të anulonte pothuajse 300 fluturime dhe duke i shkatuar probleme biznesit në kryeqytet.

Dorëheqja vjen në kohën kur Finlanda mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın