Kryeministri i Australisë mbështet njohjen e shtetit të Palestinës
"Mendoj se bota e ka bërë të qartë qëndrimin tonë në mënyrë dërrmuese. Njerëzit duan të shohin paqe dhe një armëpushim në Lindjen e Mesme", tha Albanese

Ankara
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese riafirmoi vendimin e qeverisë së tij për të njohur shtetin e Palestinës, duke thënë se bota dëshiron të shohë paqe në Lindjen e Mesme, raportoi sot transmetuesi lokal SBS News, transmeton Anadolu.
Albanese ofroi një mbrojtje të re të veprimit historik të Canberra-s pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi vendimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e kaluar.
"Mendoj se bota e ka bërë të qartë qëndrimin tonë në mënyrë dërrmuese. Njerëzit duan të shohin paqe dhe një armëpushim në Lindjen e Mesme. Ata duan të shohin lirimin e pengjeve, ata duan të shohin ndihmën që shkon te populli i Gazës", tha ai derisa fliste në Mbretërinë e Bashkuar pas takimit të tij me Mbretin Charles.
Njohja e Palestinës nga Australia vjen së bashku me vendimin e Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, tha Albanese duke shtuar se kjo është pjesë e një "përpjekjeje të koordinuar ndërkombëtare për të ndërtuar një moment të ri për një zgjidhje me dy shtete".
Njohja e një shteti të pavarur të Palestinës vjen ndërsa lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza ka vrarë mbi 66 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori 2023.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.