Kryeministri hungarez vlerëson presidentin Erdoğan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll
Kryeministri hungarez, Viktor Orban falënderoi gjithashtu Erdoğanin për tubacionin "Rrjedha Turke" që furnizon Hungarinë me gaz natyror
Budapest
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban vlerësoi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë të javës së kaluar në Stamboll, raporton Anadolu.
Në një fjalim në Budapest gjatë takimit joformal të Organizatës së Shteteve Turke, Orban tha se ishin përpjekjet personale të Erdoğanit që i bënë të mundura këto bisedime historike.
Orban falënderoi Erdoğanin për ndihmën që i dha tubacionit të gazit natyror "Rrjedha Turke" (TurkStream), i cili i siguron Hungarisë gaz natyror në një kohë kur shumica e vendeve evropiane po përballen me krizë energjetike.
Ai gjithashtu falënderoi presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev për eksportimin e gazit natyror në vendin e tij nëpërmjet "Rrjedhës Turke".
