Kryeministri hungarez Orban nesër viziton Turqinë
Gjatë vizitës, që vjen me ftesë të presidentit, kryeministri Orban do të marrë pjesë në takimin e shtatë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Hungari
Stamboll
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe delegacioni i tij shoqërues i nivelit të lartë gjatë ditës së nesërme do të qëndrojnë për vizitë në Turqi, transmeton Anadolu.
Kreu i Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, Burhanettin Duran, në platformën turke të mediave sociale NSosyal tha se gjatë vizitës, që vjen me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Orban do të marrë pjesë në takimin e shtatë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Hungari.
Duran tha se palët do të diskutojnë të gjitha aspektet e marrëdhënies së zgjeruar të partneritetit strategjik dhe do të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet aktuale, rajonale dhe globale.
Ai shtoi se pritet të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme për të forcuar bazën kontraktuale të marrëdhënieve dypalëshe.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
