Bota

Kryeministri hungarez: Bota turke po shfaqet si një forcë dinamike në rritje

Kryeministri hungarez vlerësoi përpjekjet e Turqisë për t’i dhënë fund luftës Rusi–Ukrainë, duke e përshkruar Erdoganin si “i vetmi ndërmjetës i suksesshëm” në këtë proces.

Fatma Zehra Solmaz, Serdar Dincel  | 08.12.2025 - Përdıtësım : 08.12.2025
Kryeministri hungarez: Bota turke po shfaqet si një forcë dinamike në rritje

Stamboll

Kryeministri hungarez Viktor Orban vlerësoi rolin rajonal të Turqisë dhe përpjekjet diplomatike të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se bota turke po shfaqet si një forcë dinamike dhe në rritje, raporton Anadolu.

Duke folur përkrah presidentit turk në një konferencë për shtyp në Stamboll, Orban tha se Erdogan i kishte thënë se po vjen një botë e ndryshme dhe se bota turke do të mbledhë energji të madhe, duke theksuar se ai pa një vizion madhështor pas konceptit të “shekullit turk”.

Kryeministri hungarez vlerësoi gjithashtu përpjekjet e Turqisë për t’i dhënë fund luftës Rusi–Ukrainë, duke e përshkruar Erdoganin si “i vetmi ndërmjetës i suksesshëm” në këtë proces.

Më herët gjatë ditës, Erdogan priti Orbanin para mbledhjes së 7-të të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi–Hungari.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın