Bota

Kryeministri grek Mitsotakis viziton ishullin Santorini, ku vazhdojnë aktivitetet sizmike

Mitsotakis tha se ai vizitoi ishullin për të kontrolluar përgatitjet e mekanizmit shtetëror për një tërmet të mundshëm

Derya Gülnaz Özcan  | 07.02.2025 - Përdıtësım : 07.02.2025
Kryeministri grek Mitsotakis viziton ishullin Santorini, ku vazhdojnë aktivitetet sizmike Foto: John Liakos / AA

Athinë

Kryeministrit i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, vizitoi ishullin Santorini ku vazhdojnë aktivitetet sizmike në ditët e fundit në Detin Egje, transmeton Anadolu.

Gjatë vizitës së tij në Santorini, Mitsotakis u shoqërua edhe nga Ministri i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias.

Duke vizituar qendrën e operacioneve mobile në ishull, në një deklaratë për gazetarët këtu Mitsotakis tha se ai vizitoi ishullin për të kontrolluar përgatitjet e mekanizmit shtetëror për një tërmet të mundshëm.

Mitsotakis u bëri thirrje banorëve të ishullit të qëndrojnë të qetë. "Ne nuk do të bëjmë asnjë vlerësim shkencor. Kjo është puna e dikujt tjetër. (Ekspertët) Të bëjnë vlerësimet e tyre dhe të na japin këshilla", u shpreh ai.

Me vendim të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, në ishull u shpall gjendja e jashtëzakonshme deri më 1 mars. Një ekip i posaçëm ekspertësh nga Athina shkoi në Santorini për të inspektuar ndërtesat në ishull.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.