Kryeministri grek do të vizitojë Turqinë për takimin e 6-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë
Pritet që takimi të vlerësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë, si dhe të diskutojë mënyrat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes fqinjëve të Egjeut
Stamboll
Kryeministri i Greqisë pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi të mërkurën e ardhshme, me rastin e mbajtjes së takimit të 6-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë të dy vendeve, thuhet në një njoftim zyrtar, transmeton Anadolu.
Kyriakos Mitsotakis do të qëndrojë në kryeqytetin Ankara me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Burhanettin Duran.
Takimi i këshillit do të bashkëkryesohet nga dy liderët, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe ministra përkatës të kabinetit, shtoi Duran.
Pritet që takimi të vlerësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të diskutojë mënyrat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje.
Gjithashtu, pritet të diskutohen zhvillimet rajonale dhe globale.
Gjatë vizitës pritet gjithashtu nënshkrimi i marrëveshjeve të ndryshme që synojnë forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
