Kryeministri britanik kërkon nga Franca të tejkalojë zemërimin në lidhje me Marrëveshjen AUKUS
Duke theksuar se marrëveshja është në thelb një hap për sigurinë globale, Johnson për marrëveshjen AUKUS tha se “është krijimi i një partneriteti të ri për ndarjen e teknologjisë nga tre aleatë të të njëjtit mendim që qëndrojnë krah për krah”

Londër
Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Parisi zyrtar duhet të kapërcejë zemërimin e saj ndaj Australisë pasi anuloi marrëveshjen e saj të nëndetëseve me Francën dhe arriti një marrëveshje të re me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur me gazetarët gjatë vizitës së tij në Washington dhe duke përdorur edhe shprehje frënge, Johnson tha se ajo që dëshiron të theksojë është që “disa miq të vlefshëm duhet t'i kuptojnë të gjitha këto gjëra”.
Duke theksuar se marrëveshja është në thelb një hap për sigurinë globale, Johnson për marrëveshjen AUKUS tha se “është krijimi i një partneriteti të ri për ndarjen e teknologjisë nga tre aleatë të të njëjtit mendim që qëndrojnë krah për krah”.
Kryeministri britanik pohoi se ata nuk janë përpjekur të përjashtojnë askënd, se marrëveshja nuk ishte kundër Kinës, por se thjesht donin të rritnin lidhjet dhe miqësinë midis këtyre tri vendeve.
Ndryshe, pas marrëveshjes AUKUS të nënshkruar nga Australia, SHBA-ja dhe Britania më 16 shtator, u njoftua se kontrata e Australisë prej 90 miliardë dollarësh australianë (66 miliardë dollarë amerikanë) me Grupin Naval Francez për ndërtimin e 12 nëndetëseve konvencionale me naftë-elektrike është anuluar.
Duke e cilësuar anulimin e marrëveshjes si “tradhti”, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se Franca “u godit pas shpine”.
Le Drian njoftoi se me udhëzimin e presidentit francez Emmanuel Macron, ata vendosën të tërheqin urgjentisht ambasadorët francezë në Canberra dhe Washington në mënyrë që të konsultohen.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.