Bota

Kryeministri britanik: Incidentet në rritje për urrejtjen e neverishtme anti-muslimane duhet të adresohen

"Urrejtja anti-muslimane është e neveritshme dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë", tha Starmer për Pyetjet javore të kryeministrit në Dhomën e Komunave

Burak Bir  | 19.11.2025 - Përdıtësım : 19.11.2025
Kryeministri britanik: Incidentet në rritje për urrejtjen e neverishtme anti-muslimane duhet të adresohen

Londër

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer e quajti urrejtjen anti-muslimane "të neveritshme" dhe tha se incidentet në rritje duhet të adresohen, transmeton Anadolu.

"Urrejtja anti-muslimane është e neveritshme dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë", tha sot Starmer për Pyetjet javore të kryeministrit në Dhomën e Komunave.

Komentet e tij erdhën në përgjigje të një pyetjeje nga ligjvënësi i Partisë Laburiste, Afzal Khan, i cili i kërkonte kryeministrit të përshkruante hapat që qeveria do të ndërmarrë për të trajtuar nivelin në rritje të racizmit dhe islamofobisë kundër muslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Në përgjigje, Starmer tha: "Rastet në rritje duhet të adresohen, prandaj po rrisim fondet për të mbrojtur xhamitë, shkollat ​​e besimit musliman në të gjithë vendin".

Ai përsëriti se fondi i ri do të monitorojë urrejtjen anti-muslimane dhe shtoi se qeveria e tij vazhdon të punojë në përkufizimin e urrejtjes anti-muslimane ndërsa Muaji i Ndërgjegjësimit për Islamofobinë (IAM) mbahet në nëntor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.