Bota

Kryeministri britanik dhe presidenti ukrainas u takuan në Londër përpara takimit Trump-Putin

- Starmer dhe Zelenskyy theksuan angazhimin e tyre të përbashkët për një ndjenjë të fortë uniteti dhe vendosmërie për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë

Zuhal Demirci  | 14.08.2025 - Përdıtësım : 14.08.2025
Kryeministri britanik dhe presidenti ukrainas u takuan në Londër përpara takimit Trump-Putin

Londër

LONDËR (AA) - Kryeministri britanik Keir Starmer u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy përpara takimit që do të mbahet nesër midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga një zëdhënës i Zyrës së Kryeministrit, Starmer e priti Zelenskyy-n në zyrën e tij në Londër mëngjesin e sotëm. Dy udhëheqësit u takuan ku diskutuan për bisedimet e zhvilluara dje në Gjermani.

Gjatë takimit, udhëheqësit theksuan angazhimin e tyre të përbashkët për një ndjenjë të fortë uniteti dhe vendosmërie për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Starmer dhe Zelenskyy diskutuan gjithashtu takimin që Trump dhe Putin do të zhvillojnë nesër në Alaskë.

Të dy udhëheqësit ndanë mendimin se ky takim ishte mundësi e përshtatshme për të bërë përparim në procesin e përpjekjeve të Putinit për të demonstruar seriozitetin e tij për paqe.

Zelenskyy dje mori pjesë në takimin online për Ukrainën të organizuar nga Gjermania.

Trump dhe Putin pritet të diskutojnë nesër në shtetin e Alaskës të SHBA-së për çështjen e Ukrainës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.