Bota

Kryeministri belg: Kriza e shkaktuar nga njeriu po e çon gjysmën e popullsisë së Gazës në prag të urisë

“Situata është dramatike. Ne shohim sot njerëz që përpiqen të ushqehen duke ngrënë bar dhe njerëz që janë në prag të urisë”, tha De Croo për mediat para fillimit të samitit të liderëve të BE-së në Bruksel

Aysu Biçer  | 21.03.2024 - Përdıtësım : 22.03.2024
Kryeministri belg: Kriza e shkaktuar nga njeriu po e çon gjysmën e popullsisë së Gazës në prag të urisë Foto: AA/Arkiv

Londër

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, i ka bërë thirrje lidershipit evropian të trajtojë situatën kritike që po shpaloset në Gaza dhe ka paralajmëruar se “kriza e krijuar nga njeriu” po e çon gjysmën e popullsisë së Gazës në “prag të urisë”, transmeton Anadolu.

“Situata është dramatike. Ne shohim sot njerëz që përpiqen të ushqehen duke ngrënë bar dhe njerëz që janë në prag të urisë”, tha De Croo për mediat para fillimit të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel.

De Croo tha se 25 për qind e ndihmave të fundit në rajon u kryen nga Belgjika. Megjithatë, ai theksoi se masa të tilla, edhe pse të nevojshme, nuk janë zgjidhje e qëndrueshme për krizën.

Ai po ashtu shprehu gatishmërinë për të marrë pjesë në korridoret detare për të ndihmuar Gazën, por përsëriti se vetëm kjo nuk do të mjaftonte.

“Zgjidhja e vërtetë është qasja përmes tokës”, theksoi De Croo, duke shtuar se, “Ne vazhdojmë të kërkojmë që qasja të jepet”.

Duke e kthyer vëmendjen e tij të komuniteti ndërkombëtar, De Croo i bëri thirrje Evropës që të udhëheqë përpjekjet në adresimin e krizës. Ai kërkoi nevojën e qartë për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe një angazhim për negociatat drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

“Dhe Evropa duhet të udhëheqë dhe jo të ndjekë. Ajo që SHBA-ja ka paraqitur dje në Këshillin e Sigurimit si një propozim rezolutë është një shembull i mirë. Por evropianët, ne nuk duhet të ndjekim, ne duhet të udhëheqim në këtë fushë”, tha De Croo.

Afër 32 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në Gaza dhe rreth 74.200 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes një bllokade të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.