Bota

Kryeministri belg, Charles Michel, njoftoi dorëheqjen e tij

Mbreti belg Philippe ka autoritetin të "presë", "pranojë" ose "të refuzojë menjëherë" dorëheqjen e Michel

Yusuf Hatip  | 19.12.2018 - Përdıtësım : 19.12.2018
Kryeministri belg, Charles Michel, njoftoi dorëheqjen e tij

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, njoftoi se ka vendosur të japë dorëheqjen nga detyra e tij dhe se kërkesën do t‘ia paraqesë "menjëherë" mbretit Philippe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Michel në Parlamentin federal belg ka mbajtur një fjalim ku ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pasi Partia Socialiste Flamane (SP.A) dhe Partia Socialiste (PS), të cilat morën mbështetjen e të Gjelbërve dhanë "votë mosbesimi".

"Vendosa të paraqes dorëhejen. Do të shkoj menjëherë tek mbreti", është shprehur Michel.

Mbreti belg Philippe ka autoritetin të "presë", "pranojë" ose "të refuzojë menjëherë" dorëheqjen e Michel.

Michel kishte rrezikuar qeverinë e tij me mbështetjen për Marrëveshjen Globale të Migracionit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Pasi kryeministri Michel njoftoi se do të nënshkruante marrëveshje për imigracionin, partneri nacionalist i koalicionit trepalësh, Aleanca e Re Flamane (N-VA), u tërhoq nga koalicioni.

Michel kishte njoftuar se do të vazhdonte qeverinë e tij të pakicës duke bërë emërime nga anëtarët e partive partnere të koalicionit në vend të ministrave të N-VA që dhanë dorëheqjen, me miratimin e mbretit Philippe të Belgjikës.

Ndërkohë bëhet e ditur se mbreti belg ka vendosur të "mbajë në pritje" kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Michel.

Sipas një deklarate nga llogaria Twitter e mbretërisë belge thuhet se Michel pas deklarimit të dorëheqjes së tij në parlamentin federal i ka paraqitur mbretit Philippe kërkesën. Mbreti pasi ka vlerësuar kërkesën ka vendosur të "mbajë në pritje" kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Michel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın