Kryediplomati turk zhvillon biseda telefonike me homologët nga Britania dhe Gjermania
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi biseda telefonike të ndara me Sekretarin e Jashtëm britanik David Lammy dhe ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul

Ankara
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi biseda telefonike të ndara me Sekretarin e Jashtëm britanik David Lammy dhe ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul, raporton Anadolu.
Sipas informacionit të siguruar nga burimet e Ministrisë së Jashtme, ministri Fidan zhvilloi biseda të ndara telefonike me Lammy dhe Wadephul.
Në bisedat e zhvilluara u vlerësuan rezultatet e takimeve të mbajtura në Alaskë dhe Washington për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës si dhe u trajtua situata aktuale në Gaza dhe zhvillimet në negociatat për armëpushim.