Bota

Kryediplomati turk: Po punohet për takimin mes presidentëve të Türkiyes dhe SHBA-së

“Puna është duke vazhduar për të përcaktuar nëse një takim i tillë do të zhvillohet në SHBA apo Türkiye”, u tha Fidan gazetarëve në forumin ADF2025 në Antalya

Serdar Dincel  | 13.04.2025 - Përdıtësım : 14.04.2025
Kryediplomati turk: Po punohet për takimin mes presidentëve të Türkiyes dhe SHBA-së Foto: Emin Sansar/AA

Istanbul

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka bërë të ditur se po punohet për një takim midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe atij amerikan, Donald Trump, raporton Anadolu.

“Puna është duke vazhduar për të përcaktuar nëse një takim i tillë do të zhvillohet në SHBA apo Türkiye”, u tha Fidan gazetarëve në Forumin e Diplomacisë në Antalya (ADF2025), që po mbahet në qytetin turk Antalya.

Fidan gjithashtu tha se presidenti Erdoğan synon të vizitojë Sirinë.

“Ne po punojmë për kushtet, datën dhe terrenin e duhur”, tha kryediplomati turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.