Kryediplomati turk Fidan takon në Doha homologun e tij të Katarit
Fidan u takua me homologun e tij të Katarit, Al Thani, në kuadër të Samitit të Jashtëzakonshëm të Përbashkët të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Takimit të Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe
Ankara
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u takua në Katar me Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, transmeton Anadolu.
Sipas një postimi në llogarinë "NSosyal" të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Fidan u takua me homologun e tij të Katarit, Al Thani, në kuadër të Samitit të Jashtëzakonshëm të Përbashkët të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Takimit të Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe, të mbajtur në Doha.
Fidan edhe dje u takua me Al Thanin si pjesë e takimit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
