Bota

Kryediplomati turk Fidan: Takimi Erdoğan-Trump, produktiv dhe i suksesshëm

"Ishte një vizitë jashtëzakonisht produktive dhe e suksesshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar marrëdhëniet tona me SHBA-në bazuar në respekt të ndërsjellë dhe në përputhje me interesat e vendeve tona", deklaroi Fidan

Tuğba Altun  | 26.09.2025 - Përdıtësım : 26.09.2025
Kryediplomati turk Fidan: Takimi Erdoğan-Trump, produktiv dhe i suksesshëm

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi se takimi midis Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte jashtëzakonisht produktiv dhe i suksesshëm, transmeton Anadolu.

Në një postim në llogarinë e tij në "NSosyal", Fidan tha se Presidenti Erdoğan dhe Presidenti i SHBA-së Trump u takuan në Washington.

Në takimin Erdoğan-Trump u diskutuan hapat e përbashkët që duhen ndërmarrë në të ardhmen si dy vende aleate dhe mike, theksoi Fidan.

Kryediplomati turk u shpreh se fokusi ishte në çështjet e bashkëpunimit që mund të realizohen në nivel rajonal.

"Ishte një vizitë jashtëzakonisht produktive dhe e suksesshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar marrëdhëniet tona me SHBA-në bazuar në respekt të ndërsjellë dhe në përputhje me interesat e vendeve tona", deklaroi Fidan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın