Bota

Kryediplomati turk Fidan, pjesëmarrës në samitin për Ukrainën në Londër

Gjatë samitit në kryeqytetin britanik pritet të diskutohen përpjekjet për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë

Ekip  | 02.03.2025 - Përdıtësım : 03.03.2025
Kryediplomati turk Fidan, pjesëmarrës në samitin për Ukrainën në Londër

Londër

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, po merr sot pjesë në samitin për Ukrainën të mbajtur në Londër, ku është pritur nga kryeministri Keir Starmer, raporton Anadolu.

Gjatë samitit në kryeqytetin britanik pritet të diskutohen përpjekjet për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri Keir Starmer do të intensifikojë përpjekjet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë duke mbledhur liderët ndërkombëtarë në Londër.

Fidan po merr pjesë në samit në emër të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Krahas Türkiyes, në takim marrin pjesë udhëheqësit e Ukrainës, Francës, Gjermanisë, Danimarkës, Italisë, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Spanjës, Kanadasë, Finlandës, Suedisë, Republikës Çeke dhe Rumanisë.

Gjithashtu, pjesëmarrës janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın