Turqia, Bota

Kryediplomati turk Fidan: Negociatat mund të japin rezultate konkrete lidhur me luftën Rusi-Ukrainë

"Ose do të mbyllim sytë ndaj vazhdimit të kësaj lufte ose do të arrijmë paqe të përhershme këtë vit", tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan

Büşranur Keskinkılıç, Can Efesoy  | 30.05.2025 - Përdıtësım : 30.05.2025
Kryediplomati turk Fidan: Negociatat mund të japin rezultate konkrete lidhur me luftën Rusi-Ukrainë

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë tha se "Ose do të mbyllim sytë ndaj vazhdimit të kësaj lufte ose do të arrijmë paqe të përhershme këtë vit", raporton Anadolu.

Fidan foli në një konferencë të përbashkët për media pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

"Në luftën Rusi-Ukrainë është afruar një udhëkryq kritik", tha Fidan duke iu referuar negociatave të paqes të mbajtura në Stamboll më 16 maj. "Siç e tregova në fillim të negociatave, ka dy rrugë para nesh. Ose do të mbyllim sytë ndaj vazhdimit të kësaj lufte ose do të arrijmë paqe të përhershme këtë vit. Për sa i përket Turqinë, rruga e vetme është arritja e një paqeje të drejtë dhe të përhershme me shpejtësi përmes dialogut dhe përfundimi i luftës", tha ai.

Fidan theksoi se negociatat e paqes në Stamboll u konsideruan një fillim i ri. "Përfundimi i shpejtë i marrëveshjes së shkëmbimit të arritur në Stamboll vërtetoi se negociatat mund të japin rezultate konkrete. Ne duam që vrulli i arritur në Stamboll të vazhdojë", tha ai.

- Propozimi i ministrit Fidan për një samit udhëheqësish

Duke deklaruar se do të ishte mirë që për fazën tjetër të negociatave Rusi-Ukrainë të zhvillohej një takim udhëheqësish dhe të zbatohej një armëpushim afatgjatë, Fidan tha: "Ne vlerësojmë se takimi i parë dhe i dytë i mbajtur në Stamboll është e mundur që nën mikpritjen e presidentit Erdoğan të kurorëzohen me takimin e këtyre katër udhëheqësve, të presidentit Erdoğan, presidentit të SHBA-së Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy".

Ai vuri në dukje se lufta në Ukrainë ka ngritur disa pyetje në lidhje me arkitekturën e sigurisë evropiane dhe se një ekuacion i ri është shfaqur me ardhjen në pushtet të presidentit të SHBA-së, Trump, duke shkaktuar pikëpyetje në marrëdhëniet Evropë-SHBA.

"Por, si Turqi, ne gjithmonë e kemi mbajtur këtë fokus: Qytetet e shkatërruara në luftë, janë qytetet ukrainase; njerëzit që humbin jetën, janë ushtarët ukrainas. Prandaj, ne duhet ta ndalojmë efektin shkatërrues të kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur", potencoi Fidan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.