Bota

Kryediplomati turk dhe homologu saudit diskutojnë për fazën e dytë të planit të paqes në Gaza

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, Fidan dhe Al Saud gjatë një bisede telefonike shqyrtuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe

Asiye Latife Yılmaz  | 13.01.2026 - Përdıtësım : 13.01.2026
Kryediplomati turk dhe homologu saudit diskutojnë për fazën e dytë të planit të paqes në Gaza

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan dhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud, diskutuan sot për fazën e dytë të planit të paqes në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, Fidan dhe Al Saud gjatë një bisede telefonike shqyrtuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe.

Faza e dytë e planit për Gazën, pas fazës së parë, e cila filloi tetorin e kaluar, pritet të fillojë në fillim të këtij viti, megjithëse nuk është caktuar ende një datë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.