Bota

Kryediplomati turk dhe ai rus diskutojnë çështjet ekonomike dhe ekonomike dypalëshe në kuadër të samitit BRICS

Sipas burimeve diplomatike, Fidan dhe Lavrov diskutuan çështje politike dhe ekonomike dypalëshe, si dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë

Sümeyye Dilara Dinçer  | 07.07.2025 - Përdıtësım : 07.07.2025
Kryediplomati turk dhe ai rus diskutojnë çështjet ekonomike dhe ekonomike dypalëshe në kuadër të samitit BRICS Foto: Murat Gök/AA

Stamboll

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, në kuadër të samitit të BRICS-it në Rio de Janeiro të Brazilit, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike, Fidan dhe Lavrov diskutuan çështjet politike dhe ekonomike dypalëshe, si dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Burimet shtuan se dy ministrat gjithashtu shkëmbyen mendime mbi çështje rajonale, përfshirë rreziqet që paraqet agresioni në rritje i Izraelit në rajon, zhvillimet e fundit në Gaza, aktivitetet bërthamore të Iranit dhe situatën në Afganistan.

Samiti dyditor i BRICS-it u hap dje, duke mbledhur së bashku liderë nga ekonomitë kryesore në zhvillim për të diskutuar mbi sigurinë globale, reformën e qeverisjes dhe bashkëpunimin në Jugun Global.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın