Bota

Kryediplomati spanjoll: BE-ja të ndalojë së foluri dhe të fillojë të veprojë

"Spanja e vetme nuk mund të përballet me paqëndrueshmërinë globale, por veprimi kolektiv përmes Evropës është thelbësor", deklaroi Albares

Alyssa Mcmurtry  | 12.01.2026 - Përdıtësım : 12.01.2026
Kryediplomati spanjoll: BE-ja të ndalojë së foluri dhe të fillojë të veprojë

Oviedo

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares tha sot se Evropa nuk mund të përballojë më të komentojë nga anash ndërsa krizat zhvillohen në rajone të shumta, transmeton Anadolu.

"Evropa duhet të ndalojë së foluri dhe të fillojë të veprojë", tha Albares gjatë një fjalimi në qendrën kulturore "Ateneo de Madrid".

"Pesha jonë ekonomike duhet të transformohet në peshë politike", shtoi ai.

"Spanja e vetme nuk mund të përballet me paqëndrueshmërinë globale, por veprimi kolektiv përmes Evropës është thelbësor", deklaroi Albares duke thënë se po zhvillohen diskutime me partnerë të tjerë evropianë rreth iniciativave të mundshme të përbashkëta, përfshirë koalicione fleksibile të vendeve të gatshme.

"Presioni mbi Grenlandën duhet të marrë fund", tha ai duke iu referuar kërcënimeve të SHBA-së për të blerë ishullin dhe duke shtuar se vendimet për të ardhmen e tij i përkasin Danimarkës dhe popullit të Grenlandës.

Albares tha se nëse shfaqen kërcënime të besueshme për sigurinë, aleatët e NATO-s mund të përforcojnë sigurinë në ishull, me kusht që rreziqet të identifikohen qartë. Megjithatë, ai paralajmëroi kundër diskutimit të "trillimit politik" dhe tha se nuk e miraton hipotezën se SHBA-ja mund të ndërhyjnë në Grenlandë në të njëjtën mënyrë siç bëri në Venezuelë.

Lidhur me Iranin, Albares i bërë thirrje qeverisë në Teheran të ndalojë dhunën kundër demonstruesve, duke inkurajuar kundër ndërhyrjeve të huaja ushtarake.

"Irani nuk ka nevojë për asnjë lloj force të jashtme", tha Albares duke paralajmëruar se përdorimi i forcës do të çojë vetëm "në më shumë kaos". Ai e përshkroi Iranin si "një nga ato pika ku rendi botëror po transformohet. "Në këtë moment, gjithçka është e lidhur, absolutisht gjithçka", tha ministri spanjoll.

Albares potencoi ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë, të cilën Spanja e ka dënuar me forcë. Ai mbrojti punën e kompanive private spanjolle në vend, përfshirë kompaninë e naftës "Repsol", ekzekutivi i së cilës i tha së fundmi presidentit amerikan Donald Trump se mund të rrisë prodhimin në Venezuelë.

"Unë nuk do të jem ai që do të shtoj presion mbi një kompani spanjolle", tha Albares duke theksuar se udhëheqësit e biznesit nuk janë diplomatë dhe se kompanitë duhet të mbrojnë interesat e tyre, përfshirë vendet e punës në Spanjë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.