Bota

Kryediplomati saudit mohon takimin mes princit të kurorës dhe Netanyhaut

Zyrtarët e vetëm të pranishëm në takim ishin amerikanë dhe sauditë, thotë ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan

Zehra Nur Düz, Ali H. M. Abo Rezeg  | 23.11.2020 - Përdıtësım : 23.11.2020
Kryediplomati saudit mohon takimin mes princit të kurorës dhe Netanyhaut

Ankara

Ministri i Jashtëm saudit ka mohuar raportet për një takim të dielën midis zyrtarëve të lartë izraelitë dhe princit të kurorës Mohammed bin Salman, raporton Anadolu Agency (AA).

"Unë kam parë njoftime e shtypit në lidhje me takimin e supozuar midis Lartëmadhërisë së tij Mbretërore Princit të Kurorës dhe zyrtarëve izraelitë gjatë vizitës së fundit nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo. Asnjë takim i tillë nuk ka ndodhur", shkroi Faisal bin Farhan në Twitter të hënën.

"Të vetmit zyrtarë të pranishëm ishin amerikanë dhe sauditë", tha ai.

Media izraelite pretendoi sot se kryeministri Benjamin Netanyahu udhëtoi fshehurazi me Pompeon në Arabinë Saudite për një takim me princin e kurorës.

Nëse raportet do të ishin të vërteta, do të ishte takimi i parë i njohur midis udhëheqësve të Izraelit dhe Arabisë Saudite, mes një përpjekje të diskutueshme të Izraelit për normalizimin e marrëdhënieve me shtetet arabe.

Raportet nga "Haaretz" dhe "Walla news" thanë se takimi u mbajt në Arabinë Saudite me pjesëmarrjen e Yossi Cohen, kreut të agjencisë izraelite të spiunimit Mossad.

Zyra e Netanyahut nuk e mohoi lajmin, vunë në dukje mediat.

Kohët e fundit, Farhan tha se normalizimi me Izraelin përfundimisht do të ndodhte brenda kornizës së një plani paqeje palestinezo-izraelite.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.