Bota

Kryediplomati rus: NATO nuk do të pranojë moratoriumin për raketat bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin, më herët ka propozuar një moratorium për vendosjen e shtabeve bërthamore në Evropë dhe rajone të tjera

Elena Teslova  | 08.11.2019 - Përdıtësım : 08.11.2019
Kryediplomati rus: NATO nuk do të pranojë moratoriumin për raketat bërthamore

Moskë

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se NATO e ka bërë të qartë se do të refuzojë propozimin e Moskës për shpalljen e një moratoriumi për vendosjen e raketave bërthamore me rreze të mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti rus, Vladimir Putin, më herët ka propozuar një moratorium për vendosjen e shtabeve bërthamore në Evropë dhe rajone të tjera.

Duke folur në një konferencë në Moskë, Lavrov tha se Moska ka kërkuar nga SHBA-të të deklarojnë një moratorium për vendosjen e këtyre raketave, pasi Washingtoni në muajin gusht u tërhoq zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore me rreze të mesme (INF).

“Presidenti Putin në mesazhet personale dërguar drejtuesve të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve të rajonit u bëri thirrje për vendosjen e pajisjeve me bazë tokësore INF. Një përgjigje e qartë nga Aleanca nuk pasoi. Për më shumë, na jepet të kuptojmë se NATO nuk do të punojë për atë”, tha Lavrov.

Më 2 gusht, SHBA u tërhoq zyrtarisht nga Traktati INF. Më vonë, në të njëjtin muaj, SHBA testoi një raketë, e ndaluar më parë sipas traktatit.

Traktati u nënshkrua në vitin 1987 nga lideri i atëhershëm sovjetik, Mikhail Gorbachev dhe presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagen, duke reduktuar mundësitë për një luftë bërthamore në Evropë.

Sipas traktatit, të dy palët shkatërruan tërë klasën e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër në një periudhë prej katër vitesh.

Vëzhguesit ndërkombëtarë shprehin frikë të një gare të re armësh në mungesë të këtij traktati historik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın