Bota

Kryediplomati rus diskuton me homologen e tij gjermane propozimet e Rusisë lidhur me sigurinë

Më tej, po ashtu thuhet se në bisedë u diskutua edhe kriza në lindje të Ukrainës, ku dy ministrat theksuan mbështetjen për punimet në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve të Minskut në kuadër të formatit të Normandisë lidhur me këtë krizë

Dmitri Chirciu  | 28.01.2022 - Përdıtësım : 28.01.2022
Kryediplomati rus diskuton me homologen e tij gjermane propozimet e Rusisë lidhur me sigurinë

Moskë

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka diskutuar me homologen e tij gjermane, Annalena Baerbock, propozimet lidhur me sigurinë që vendi i tij i ka paraqitur SHBA-së dhe NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, Lavrov dhe Baerbock zhvilluan një bisedë telefonike.

Në bisedë u diskutua marrëveshja bërthamore e Iranit ku të dy palët theksuan se "është e nevojshme të vazhdohen punimet intensive diplomatike për rigjallërimin" e marrëveshjes që u nënshkrua në vitin 2015 në Vjenë të Austrisë.

Më tej, po ashtu thuhet se në bisedë u diskutua edhe kriza në lindje të Ukrainës, ku dy ministrat theksuan mbështetjen për punimet në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve të Minskut në kuadër të formatit të Normandisë lidhur me këtë krizë.

- Diskutimi lidhur me propozimet për sigurinë

Në bisedën ku u vlerësuan propozimet e Rusisë ndaj SHBA-së dhe NATO-s lidhur me sigurinë, Lavrov rikujtoi "përparësinë e mos zgjerimit të NATO-s dhe mos vendosjes së armëve që kërcënojnë Rusinë".

Gjithashtu pjesë e diskutimit të bisedës ishin edhe çështjet aktuale në fushën e marrëdhënieve dypalëshe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.