Kryediplomati malazez biseda telefonike me homologët nga EBA dhe Omani për situatën në Lindjen e Mesme
"Mali i Zi përsëriti mbështetjen për deeskalimin, mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturën kritike, si dhe respektin për sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve", thuhet në postim
Shkup
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan dhe atë të Omanit Badr bin Hamad Al Busaidi, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi, në platformën sociale të kompanisë amerikane X, Ibrahimoviq me Al Nahyan dhe Al Busaidi ka diskutuar zhvillimet e fundit të sigurisë në Lindjen e Mesme.
"Mali i Zi përsëriti mbështetjen për deeskalimin, mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturën kritike si dhe respektin për sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve. Mali i Zi mbetet i përkushtuar për të mbështetur përpjekjet e besueshme ndërkombëtare që synojnë dialogun, stabilitetin dhe sigurinë në rajon", thuhet në postim.
