Bota

Kryediplomati iranian: Veprimet e Izraelit po destabilizojnë gjithë rajonin

Araghchi theksoi se ajo që po kryhet kundër palestinezëve përfaqëson një “dështim moral” nga ana e të gjithëve që e shikojnë dhe e pranojnë këtë

Rania R.a. Abushamala  | 07.02.2026 - Përdıtësım : 07.02.2026
Kryediplomati iranian: Veprimet e Izraelit po destabilizojnë gjithë rajonin

Stamboll

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se veprimet e Izraelit po “destabilizojnë” të gjithë rajonin, duke bërë thirrje që Tel Avivi të mbahet përgjegjës dhe të përballet me sanksione për shkeljet që kryen në vende të ndryshme të rajonit, veçanërisht në Palestinë, transmeton Anadolu.

Komentet e tij erdhën gjatë një fjalimi në hapjen e edicionit të 17-të të Forumit të Al Jazeera-s, i cili mbahet në kryeqytetin Doha të Katarit nga 7 deri më 9 shkurt, nën temën “Çështja palestineze dhe ekuilibri rajonal i fuqisë në kontekstin e një bote shumëpolare në formim”.

Araghchi tha se çështja palestineze “është pyetja përcaktuese e drejtësisë në Azinë Perëndimore dhe më gjerë”.

“Ajo është busulla strategjike dhe morale e rajonit tonë. Është një provë nëse e drejta ndërkombëtare ka kuptim”, shtoi ai.

Araghchi theksoi se ajo që po kryhet kundër palestinezëve përfaqëson një “dështim moral” nga ana e të gjithëve që e shikojnë dhe e pranojnë këtë.

“Çfarë po shohim në Gaza nuk është thjesht luftë, nuk është një konflikt mes palëve të barabarta, por është shkatërrim i qëllimshëm i jetës civile në një shkallë masive. Është gjenocid”, tha ai.

Araghchi paralajmëroi se “nëse çështja e Gazës zgjidhet përmes shkatërrimit dhe zhvendosjes me forcë, nëse kjo bëhet modeli, atëherë Bregu Perëndimor do të jetë i radhës dhe aneksimi do të kthehet në politikë”.

Kryediplomati iranian theksoi se “projekti ekspansionist i Izraelit ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë dhe destabilizues në sigurinë e të gjitha vendeve të rajonit”.

Ai bëri thirrje që Izraeli të mbahet përgjegjës për shkeljet e tij dhe që ndaj tij të vendosen sanksione.

Ai gjithashtu shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i japë fund “pushtimit izraelit” dhe të punojë drejt krijimit të një shteti palestinez.

Ministri iranian theksoi nevojën që bota arabe dhe islame të veprojë për të parandaluar “riformësimin e rajonit përmes forcës”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın