Bota

Kryediplomati amerikan: Duhet të ndalet mbështetja me armë për RSF-në në Sudan

Duke i përshkruar ngjarjet në Sudan si "të tmerrshme", Rubio tha se ata po punojnë me Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë çështje dhe po "ushtrojnë presion mbi palët përkatëse"

Dilara Karataş  | 13.11.2025 - Përdıtësım : 13.11.2025
Kryediplomati amerikan: Duhet të ndalet mbështetja me armë për RSF-në në Sudan

Ankara

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se mbështetja me armë për Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të cilat vazhdojnë sulmet e tyre në Sudan, duhet të ndalet, transmeton Anadolu.

Rubio foli me gazetarët pas Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7 të mbajtur në Niagara Falls, Kanada.

Duke i përshkruar ngjarjet në Sudan si "të tmerrshme", Rubio tha se ata po punojnë me Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë çështje dhe po "ushtrojnë presion mbi palët përkatëse".

"Duhet të ndalet kjo mbështetje (e armëve). Është e qartë se RSF-ja po merr ndihmë të huaj dhe është e qartë se kjo ndihmë nuk vjen vetëm nga një vend financues. Në të njëjtën kohë, disa vende po lejojnë që territori i tyre të përdoret për dërgesën dhe transportimin e kësaj ndihme", deklaroi Rubio, duke vënë në dukje se nuk dëshiron të shënjestrojë drejtpërdrejt asnjë vend në këtë drejtim.

Gjithashtu sekretari Rubio mbrojti idenë se nuk janë të vërteta lajmet në drejtimin që Britania ka ndaluar ndarjen e inteligjencës me Washingtonin për shkak të shqetësimeve në lidhje me sulmet e SHBA-së ndaj "anijeve të dyshuara të drogës" në Karaibe.

Kur u pyet në lidhje me pretendimet në Evropë se këto sulme mund të shkelin të drejtën ndërkombëtare, Rubio tha se "Nuk mendoj se Bashkimi Evropian ka autoritetin për të vendosur se çfarë është e drejta ndërkombëtare".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın