Bota

Kryediplomati amerikan dhe homologu i tij saudit bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe Jemenin

Para takimit, dy zyrtarët folën shkurt për mediat, ku sekretari Blinken theksoi se mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite ka një partneritet të fuqishëm

Kasım İleri  | 15.10.2021 - Përdıtësım : 15.10.2021
Kryediplomati amerikan dhe homologu i tij saudit bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe Jemenin

Washington

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan Al Saud, u takuan për të biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe situatën në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Para takimit, dy zyrtarët folën shkurt për mediat, ku sekretari Blinken theksoi se mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite ka një partneritet të fuqishëm.

"Jemi të vendosur të mbrojmë mbretërinë. Kemi shumë punë që kemi kryer së bashku për një sërë çështjesh shumë të rëndësishme nga klima te energjia dhe nga Jemeni deri tek Irani. Për këtë arsye kemi një agjendë të plotë, përfshirë edhe bisedimet rreth përparimit që vazhdon për të cilin shpresojmë të shikojmë lidhur me çështjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite", deklaroi Blinken.

Ndërsa kryediplomati saudit foli mbi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Marrëdhënia jonë është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për rajonin, botën dhe të dy vendet. Do të bisedojmë për sigurinë rajonale dhe për mënyrën se si mund të punojmë së bashku në këtë çështje. Gjithashtu ashtu siç është theksuar do të bisedojmë edhe për ndryshimet klimatike, energjinë dhe luftën kundër COVID-19", tha ministri Al Saud.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, në një deklaratë me shkrim pas takimit theksoi se dy zyrtarët "biseduan për bashkëpunimin strategjik SHBA-Arabi Saudite dhe për çështjet rajonale, përfshirë edhe për objektivin e përbashkët për të arritur zgjidhje të përhershme për t'i dhënë fund konfliktit në Jemen".

"Sekretari përsëriti angazhimin e qeverisë së SHBA-së për të ndihmuar në mbrojtjen e territoreve dhe popullit të Arabisë Saudite dhe se SHBA-ja i dënon sulmet e Houthi-ve kundrejt mbretërisë. Gjithashtu diskutuan çështjet rajonale dhe çështje të tjera, përfshirë edhe të drejtat e njeriut", tha Price.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.