Bota

Kryediplomatët e Türkiyes dhe Egjiptit do të takohen në Kajro para Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik

"Do të ketë një takim në nivel ministror në Kajro këtë vit për të përgatitur takimin e ardhshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik, të kryesuar nga presidentët", tha ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty

Rania R.a. Abushamala  | 04.02.2025 - Përdıtësım : 04.02.2025
Kryediplomatët e Türkiyes dhe Egjiptit do të takohen në Kajro para Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Foto: Murat Gök / AA

Istanbul

Kryediplomatët e Türkiyes dhe Egjiptit do të mbajnë një takim në Kajro në përgatitje për takimin e ardhshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik që do të kryesohet nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, raporton Anadolu.

"Do të ketë një takim në nivel ministror në Kajro këtë vit për të përgatitur takimin e ardhshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik, të kryesuar nga presidentët", tha ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij turk Hakan Fidan.

Abdelatty më tej bëri thirrje për "zbatimin e shpejtë të projekteve të rimëkëmbjes së hershme" në Gaza për të siguruar ujë të pastër dhe kujdes mjekësor, "duke siguruar që në Gaza të mund të jetohet".

"Ne theksuam rëndësinë e mbështetjes turke për të gjitha përpjekjet që do të bëhen në periudhën e ardhshme për rindërtimin e Gazës", theksoi ai, duke shtuar se Egjipti synon të mbajë një konferencë ndërkombëtare në këtë drejtim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.