Bota

Kreu i ushtrisë: Izraeli do t'i përgjigjet sulmit të Iranit

“Irani donte të dëmtonte aftësitë strategjike të shtetit të Izraelit, kjo është diçka që nuk kishte ndodhur më parë, tha Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Herzi Halevi

Ahmed Asmar  | 15.04.2024 - Përdıtësım : 15.04.2024
Kreu i ushtrisë: Izraeli do t'i përgjigjet sulmit të Iranit

Ankara

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Herzi Halevi, tha se vendi i tij do t'i përgjigjet sulmit iranian të fundjavës, transmeton Anadolu.

"Sulmi iranian do të përballet me përgjigje", tha Halevi gjatë vizitës së tij në bazën ajrore Nevatim në jug të Izraelit, e cila ishte shënjestruar në sulmin iranian të së shtunës.

“Irani donte të dëmtonte aftësitë strategjike të shtetit të Izraelit, kjo është diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Ne ishim të përgatitur për operacionin ‘Mburoja e Hekurt’, reagim që e solli Iranin përballë një epërsie ajrore”, shtoi ai.

Irani lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash në Izrael të shtunën në përgjigje të sulmit të 1 prillit në Konsullatën iraniane në Damask, Siri, në të cilin u vranë të paktën 13 persona, duke përfshirë shtatë këshilltarë ushtarakë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın