Bota

Kreu i OKB-së thotë se bashkëpunimi me Venezuelën është "pozitiv"

Antonio Guterres u bëri thirrje autoriteteve në Venezuelë që të marrin "seriozisht" raportin e hetuesve të OKB-së

Beyza Binnur Dönmez   | 17.09.2020
Kreu i OKB-së thotë se bashkëpunimi me Venezuelën është "pozitiv" Foto: AA/Arhiv

Ankara

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përshëndeti bashkëpunimin e Venezuelës me trupin ndërkombëtar si një hap optimist kundrejt pretendimeve për shkelje të të drejtave të njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se kishte një "zhvillim të ri" në lidhje me të drejtat e njeriut në Venezuelë, Guterres e vlerësoi si një hap "pozitiv" përpara faktin që Venezuela vendosi "bashkëpunim të fuqishëm" me Zyrën e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut dhe vendimin e tij për të rritur numrin e zyrtarëve ekzistues.

Komentet e tij erdhën gjatë një konference për media ku ai u pyet në lidhje me një raport nga hetuesit e OKB-së të paraqitur sot që akuzon presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, si dhe ministrat e tij për kryerjen e shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut dhe ndalime arbitrare.

"Kjo është shumë shqetësuese dhe kjo duhet të merret shumë seriozisht nga autoritetet e Venezuelës", tha ai.

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 6 dhjetorit, Guterres tha se OKB "mund të bëjë monitorimin e zgjedhjeve" vetëm nëse Asambleja e Përgjithshme ose Këshilli i Sigurimit jep mandat për këtë.

Autorët e raportit, Marta Valinas, Francisco Cox Vial dhe Paul Seils, punuan në një mision për gjetjen e fakteve i cili filloi shtatorin e kaluar për të hetuar shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut në Venezuelë gjatë pesë viteve të fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın