Bota

Kreu i NATO-s, Rutte: Sulmet ndaj Iranit "veprim i njëanshëm" i Izraelit

"Duket qartë se është një situatë e zhvilluar me shpejtësi. Ky ishte veprim i njëanshëm i Izraelit", tha Rutte

Selen Valente Rasquinho  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 15.06.2025
Kreu i NATO-s, Rutte: Sulmet ndaj Iranit "veprim i njëanshëm" i Izraelit

Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se sulmet ndaj Iranit janë "veprim i njëanshëm" i Izraelit dhe u bëri thirrje aleatëve, përfshirë SHBA-në, të ulin tensionet, transmeton Anadolu.

Rutte në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin suedez Ulf Kristersson, komentoi sulmin e Izraelit ndaj Iranit.

"Duket qartë se është një situatë e zhvilluar me shpejtësi. Ky ishte veprim i njëanshëm i Izraelit", tha Rutte.

"Mendoj se është jetike që shumë aleatë, përfshirë SHBA-në, të punojnë për të ulur tensionet. E di që po e bëjnë këtë", tha Rutte.


- Izraeli sulmon shumë qytete në Iran

Sot në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj Iranit, përfshirë kryeqytetin Teheranin, Tabrizin, centralin bërthamor Natanz në Isfahan dhe qytetet Lorestan dhe Kermanshah.

Në sulme u vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Iranit, gjeneral major Mohammad Bagheri, komandantin e përgjithshëm të korpusit të Gardës Revolucionare, gjeneral major Hossein Salami dhe 6 shkencëtarë bërthamorë.

Vendbanimet civile u goditën gjithashtu gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran dhe shumë civilë humbën jetën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın