Bota

Kreu i Këshillit Evropian fton presidentin e zgjedhur të SHBA-ve në samit

"Sapo fola me presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe e ftova atë në një takim special në Bruksel vitin e ardhshëm me BE27-tën. Tani është koha për të bashkuar forcat në klimën, sigurinë dhe multilateralizmin COVID-19", njoftoi Michel

Büşra Nur Bilgiç Çakmak  | 23.11.2020 - Përdıtësım : 24.11.2020
Kreu i Këshillit Evropian fton presidentin e zgjedhur të SHBA-ve në samit Foto: AA/Arhiv

Ankara

Kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një telefonatë ka ftuar presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, të marrë pjesë në samitin e vitit të ardhshëm në Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Sapo fola me presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe e ftova atë në një takim special në Bruksel vitin e ardhshëm me BE27-tën. Tani është koha për të bashkuar forcat mbi klimën COVID-19, sigurinë dhe multilateralizmin", njoftoi Michel në twitter.

"Le të ndërtojmë një aleancë të fortë BE-SHBA", shtoi ai.

Më herët këtë muaj, një zyrtar i BE-së tha se Michel po planifikon të ftojë Biden-in të takohet përmes video-konferencës për të diskutuar pesë çështje kryesore, respektivisht pandeminë COVID-19, vlerat e përbashkëta dhe multilaterizmin, ndryshimet klimatike, tregtinë, sigurinë dhe interesat e përbashkëta gjeopolitike.

Pasi mediat shpallën Biden-in fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit, udhëheqësit e BE-së dërguan mesazhe urimi duke deklaruar se ata duan të ringjallin dhe forcojnë lidhjet BE-SHBA, pasi administrata e presidentit në largim, Donald Trump, dobësoi aleancat.

Pavarësisht korit global të urimeve dhe mirënjohjeve se Biden është president i ardhshëm i SHBA-ve, Trump ka refuzuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe ka paralajmëruar sfida ligjore ndaj rezultateve të zgjedhjeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın