Bota

Kreu i Korporatës së Sigurimeve të Indonezisë: Kriptomonedhat konsiderohen "jo-hallall"

Anggito Abimanyu thotë se kriptoja deri më tani nuk ka marrë asnjë fetva Sharia

Islam Uddin  | 11.02.2026 - Përdıtësım : 12.02.2026
Kreu i Korporatës së Sigurimeve të Indonezisë: Kriptomonedhat konsiderohen "jo-hallall"

Stamboll

Kreu i Agjencisë së Sigurimeve të Depozitave të Indonezisë, Anggito Abimanyu, tha se kriptomonedhat bien në kategorinë "jo-hallall", sipas raportimeve të mediave lokale, transmeton Anadolu.

Anggito shpjegoi se kriptomonedhat konsiderohen "jo-hallall" për shkak të mungesës së çdo vendimi Sharia që të konfirmojë se ato përputhen me parimet islame të transaksioneve, raportoi "Jakarta Globe".

"Kriptoja deri më sot nuk ka pasur asnjë fetva Sharia. Nuk ka përmbushur kushtet e Sharias sepse nuk ka [asete] themelore" tha Anggito.

"Kriptomonedhat kanë të bëjnë vetëm me para që qarkullojnë dhe shndërrohen në bitcoina. Prandaj kriptoja është në kategorinë jo-hallall", shtoi ai gjatë fjalës në emisionin për biznes "Investor Daily Roundtable".

Megjithëse transaksionet me kriptoasete arritën rreth Rp 482,23 trilionë (28,8 miliardë dollarë) në 2025, kriptomonedhat ende nuk kanë një fetva nga Këshilli i Ulemave të Indonezisë.

Sipas ligjit islam, transaksionet duhet të lidhen me asete të prekshme për t'u konsideruar hallall, ose të lejuara, vuri në dukje raporti.

Në vitin 2021, Këshilli i Ulemave të Indonezisë e quajti përdorimin e kriptos si monedhë haram (jo e lejuar) për shkak të natyrës së saj të pasigurt dhe potencialisht të dëmshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.