Bota

Kreu i Federatës së Boksit të Afganistanit qëllohet për vdekje në Kabul

Drejtoria e përgjithshme e sportit po ashtu ka konfirmuar incidentin, duke theksuar se figura e shquar e federatës, i cili po ashtu ka shërbyer si kreu i departmentit të taksave në Ministrinë e Financave, ishte qëlluar gjatë rrugës për në punë

Ekip  | 23.06.2019 - Përdıtësım : 24.06.2019
Kreu i Federatës së Boksit të Afganistanit qëllohet për vdekje në Kabul

Kabul

Kreu i Federatës së Boksit të Afganistanit, Hamidullah Hamidi, është qëlluar për vdekje në kryeqytetin Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë afgane, Ferdous Faramurz, për AA konfirmoi se sekretari i përgjithshëm i Fedaratës së Boksit të Afganistit, Hamidi, mëngjesin e sotëm u qëllua për vdekje nga sulmues të panjohur në zonën Khushal Khal.

Faramurz tha se është nisur hetim për tër përcaktuar vrasësit dhe motivet para vrasjes.

Drejtoria e përgjithshme e sportit po ashtu ka konfirmuar incidentin, duke theksuar se figura e shquar e federatës, i cili po ashtu ka shërbyer si kreu i departmentit të taksave në Ministrinë e Financave, ishte qëlluar gjatë rrugës për në punë.

Muajin e kaluar, Mina Mangal, një gazetare e shquar, u qëllua për vdekje në qytet në mes të ditës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın