Bota

Kremlini: SHBA-ja ende nuk e ka ndarë rezultatin e bisedimeve me Rusinë për Ukrainën

"Rusia nuk ka marrë ende asnjë reagim nga SHBA-ja mbi bisedimet e fundit midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Alperen Aktaş  | 09.12.2025 - Përdıtësım : 09.12.2025
Kremlini: SHBA-ja ende nuk e ka ndarë rezultatin e bisedimeve me Rusinë për Ukrainën

Stamboll

Rusia nuk ka marrë ende asnjë reagim nga SHBA-ja mbi bisedimet e fundit midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov duke shtuar se komunikimi midis Moskës dhe Washingtonit vazhdon pas diskutimeve të udhëhequra nga SHBA-ja në Florida, transmeton Anadolu.

Peskov u tha gazetarëve se përderisa të dy vendet mbeten në kontakt, "rezultatet nuk na kanë arritur ende". Ai thotë se bisedimet në Florida "në thelb përfunduan vetëm dje", raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

I pyetur në lidhje me ngurrimin e deklaruar të të dyja palëve për t'u angazhuar në "diplomacinë me megafon", Peskov nuk pranoi të japë hollësi, duke përsëritur vetëm se Moska nuk ka dëgjuar ndonjë deklaratë konkrete nga Kievi pas diskutimeve.

Komentet e tij erdhën pasi i dërguari special i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff dhe dhëndri i tij dhe këshilltari joformal Jared Kushner zhvilluan tre ditë bisedimesh me zyrtarë ukrainas në Florida përpara se të flisnin në telefon me presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Media amerikane "Axios" raportoi se Washingtoni po eksploron një qasje të re për zgjidhjen e çështjeve territoriale në negociatat e tij me Ukrainën.

Në komentet e mëparshme, zyrtarët rusë thanë se po presin të shohin nëse raundi i fundit i konsultimeve SHBA-Ukrainë do të prodhojë propozim thelbësor mbi sigurinë ose marrëveshjet territoriale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın