Kremlini: Rusia mirëpret bisedimet Iran-SHBA në Oman mbi çështjen bërthamore
Zëdhënësi i Kremlinit shprehu shpresën se këto negociata do të jenë "produktive" dhe do të çojnë në uljen e tensioneve rajonale
Stamboll
Kremlini tha sot se Rusia mirëpret bisedimet indirekte që filluan midis delegacionit amerikan dhe atij iraniane në Oman, transmeton Anadolu.
"Ne mirëpresim negociatat që sapo kanë filluar në Oman", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për shtyp, duke shprehur shpresën se këto negociata do të jenë "produktive" dhe do të çojnë në uljen e tensioneve rajonale.
Moska, deri sa tensionet të ulen, "do të donte të shihte vetëpërmbajtje nga të gjitha shtetet e interesuara", shtoi Peskov.
Irani dhe SHBA-ja sot filluan negociatat mbi çështjen bërthamore në kryeqytetin e Omanit, Maskat, ndërsa tensionet midis Washingtonit dhe Teheranit janë rritur, të nxitura nga një përforcim ushtarak amerikan në Gjirin Persik dhe kërcënimet e përsëritura për veprim ushtarak nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ditët e fundit, disa vende kanë ndërhyrë dhe kanë ofruar ndërmjetësim mes Teheranit dhe Washingtonit për të ulur tensionet, me Turqinë që ka luajtur një rol veçanërisht aktiv.
SHBA-ja dhe aleati i saj Izraeli e akuzojnë Iranin se synon prodhimin e armëve bërthamore, ndërsa Teherani thotë se programi i tij bërthamor është i destinuar për qëllime paqësore, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
