Bota

Kremlini: Putin do të takohet me delegacionin amerikan në gjysmën e parë të javës së ardhshme

“Në gjysmën e parë të javës. Do ta njoftojmë ditën e saktë në kohën e duhur. Por natyrisht, do të jetë gjysma e parë e javës”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov

Elena Teslova  | 29.11.2025 - Përdıtësım : 29.11.2025
Kremlini: Putin do të takohet me delegacionin amerikan në gjysmën e parë të javës së ardhshme

Moskë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me negociatorë amerikanë, të cilët do të arrijnë në Moskë gjatë gjysmës së parë të javës së ardhshme, transmeton Anadolu.

“Në gjysmën e parë të javës. Do ta njoftojmë ditën e saktë në kohën e duhur. Por natyrisht, do të jetë gjysma e parë e javës”, u shpreh ai për gazetarët në Moskë.

I pyetur për rezultatet e bisedimeve ruso-hungareze sot në Moskë, Peskov tha se ato ishin “shumë pozitive,” me Putinin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban që dëshmuan se janë udhëheqës “pragmatikë” që mbrojnë interesat e vendeve të tyre.

“Të dy, Putin dhe Orban, janë njerëz shumë pragmatikë. Diskutojnë çështjet hapur dhe qëndrojnë fort për pozicionet e vendeve të tyre. Secili mbron interesat e vendit të vet. Ky është prioriteti i tyre absolut. Në këtë kuptim, ata janë të ngjashëm”, theksoi ai.

Kjo qasje u mundëson liderëve të dy vendeve të “diskutojnë gamën më të gjerë të çështjeve”, shtoi ai.

Peskov nuk komentoi nëse Orban i ka përcjellë Putinit ndonjë mesazh nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Ne tashmë kemi thënë gjithçka që donim të thonim për rezultatin e këtyre negociatave”, deklaroi ai.

Peskov gjithashtu komentoi dorëheqjen e kreut të administratës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak.

Ai tha se skandalet e korrupsionit kanë shkaktuar “një krizë të thellë politike” në Ukrainë.

“Dyshoj se dikush mund të japë përgjigje tani se cilat do të jenë pasojat përfundimtare”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın