Kremlini: Po analizojmë planin e paqes të paraqitur nga SHBA-ja lidhur me Ukrainën
"Ne po analizojmë planin që Dmitriev ia dorëzoi Putinit. Ne do të vazhdojmë komunikimin me amerikanët sipas vendimit të presidentit", tha zëdhënësi Peskov
Moskë
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se po analizojnë planin e paqes të sjellë nga SHBA-ja lidhur me zgjidhjen e krizës ukrainase, transmeton Anadolu.
Duke kujtuar se Kirill Dmitriev, përfaqësuesi special i presidentit rus Vladimir Putin për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, u takua me zyrtarë amerikanë, Peskov tha: "Ne po analizojmë planin që Dmitriev ia dorëzoi Putinit. Ne do të vazhdojmë komunikimin me amerikanët sipas vendimit të presidentit".
Peskov gjithashtu ndau informacionin se Putini i dërgoi telegram presidentit amerikan Donald Trump, duke i uruar atij Krishtlindjet.
Zëdhënësi tha se janë në kontakt me Francën lidhur me Laurent Vinatier, një shtetas francez i dënuar me burg në Rusi për dyshime për mbledhjen e informacionit në lidhje me ushtrinë.
