Bota

Kremlini: As Rusia dhe as Kina nuk kanë kryer ndonjë test bërthamor

Më herët këtë muaj, SHBA-ja akuzoi Pekinin për kryerjen e një testi sekret bërthamor në vitin 2020 si dhe bëri thirrje për traktat të ri dhe më të gjerë për kontrollin e armëve që do të përfshinte si Kinën ashtu edhe Rusinë

Kanyshai Butun  | 18.02.2026 - Përdıtësım : 18.02.2026
Kremlini: As Rusia dhe as Kina nuk kanë kryer ndonjë test bërthamor

Stamboll

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se as Rusia dhe as Kina nuk kanë kryer ndonjë test bërthamor, transmeton Anadolu.

Më herët këtë muaj, SHBA-ja akuzoi Pekinin për kryerjen e një testi sekret bërthamor në vitin 2020 si dhe bëri thirrje për traktat të ri dhe më të gjerë për kontrollin e armëve që do të përfshinte si Kinën ashtu edhe Rusinë.

"Kemi dëgjuar shumë referenca për disa teste. Si Federata Ruse ashtu edhe Kina janë përmendur lidhur me këtë çështje. As Federata Ruse dhe as Kina nuk kanë kryer ndonjë test bërthamor", tha Peskov.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve TASS, Peskov i hodhi poshtë pretendimet e SHBA-së dhe theksoi se përfaqësuesit kinezë gjithashtu i kanë mohuar kategorikisht akuzat.

Javën e kaluar, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Lin Jian tha se SHBA-ja hodhi poshtë akuzën, duke theksuar se SHBA-ja "nuk ka asnjë bazë faktike".

"SHBA-ja ka vazhduar të shtrembërojë dhe shpif politikën bërthamore të Kinës si pjesë e manipulimit të saj politik për të kërkuar hegjemoni bërthamore", u tha Lin gazetarëve në Pekin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın