Bota

Krahas Katarit, mbyllin hapësirën ajrore edhe Iraku, Kuvajti dhe Bahreini

Pavarësisht mbylljes së hapësirës ajrore, aeroporti ndërkombëtar në qytetin Basra në jug të Irakut ka qenë i hapur për fluturime në intervale të caktuara gjatë ditës

Haydar Karaalp  | 23.06.2025 - Përdıtësım : 24.06.2025
Krahas Katarit, mbyllin hapësirën ajrore edhe Iraku, Kuvajti dhe Bahreini

Bagdat

Pas sulmit të Iranit ndaj bazës amerikane në Katar, Kuvajti, Bahreini dhe Iraku kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të publikuar nga agjencia zyrtare irakiane INA, e gjithë hapësira ajrore e vendit, përfshirë pjesën jugore, është mbyllur për fluturime.

Pavarësisht mbylljes së hapësirës ajrore, aeroporti ndërkombëtar në qytetin Basra në jug të Irakut ka qenë i hapur për fluturime në intervale të caktuara gjatë ditës.

Agjencia zyrtare kuvajtiane KUNA tha se hapësira ajrore e vendit është mbyllur përkohësisht deri në njoftim të mëtejshëm. Vendimi është marrë me qëllim sigurimin e nivelit më të lartë të sigurisë nën dritën e zhvillimeve rajonale.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Bahreinit BNA njoftoi se hapësira ajrore është mbyllur përkohësisht.

Sipas agjencisë zyrtare egjiptiane të lajmeve MENA, "EgyptAir" ka anuluar fluturimet e saj në rajonin e Gjirit.

Ndërkohë hapësira ajrore e Katarit u mbyll më parë për fluturimet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın