Bota

Kostas Tasoulas zgjidhet kryetar i Parlamentit të Greqisë

Zgjedhjet parlamentare në Greqi u mbajtën më 7 korrik, ndërsa dje zyrtarisht në detyrë hyri përbërja e re e Parlamentit të këtij vendi, që gjithsej numëron 300 vende deputeti

Furkan Naci Top  | 18.07.2019 - Përdıtësım : 19.07.2019
Kostas Tasoulas zgjidhet kryetar i Parlamentit të Greqisë

Athinë

Politikani konservator Kostas Tasoulas është zgjedhur për kryetar të Parlamentit në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Zgjedhjet parlamentare në Greqi u mbajtën më 7 korrik, ndërsa dje zyrtarisht në detyrë hyri përbërja e re e Parlamentit të këtij vendi, që gjithsej numëron 300 vende deputeti.

Kandidati i Demokracisë së Re në pushtet është zgjedhur me 283 vota “pro”.

Emërimin e Tasoulas e mbështetën edhe deputetët opozitarë, përfshirë edhe Syriza majtiste, andaj në këtë post u emërua me vota rekord.

Tasoulas është një jurist 60 vjeçar. Deputet në Parlamentin grek është tashmë dy dekada, ndërsa më herët ka ushtruar edhe postin e ministrit të Kulturës.

Në adresimin para deputetëve tha se në mënyrë aktive dhe të drejtë do të ushtrojë postin.

Pritet që ndër hapat e para që do të ndërmarrë Tasoulas mund të jetë ndalesa e pirjes së duhanit në kompleksin e Parlamentit grek.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın