Bota

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen e vendit në Bordin e Paqes në Davos

Dzihat Aliju  | 22.01.2026 - Përdıtësım : 23.01.2026
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes Foto: Harun Özalp / AA

Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen e vendit në Bordin e Paqes në Davos, raporton Anadolu.

Liderët botërorë u mblodhën në Davos të Zvicrës për ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes, një ngjarje që zhvillohet në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.

Në mesin e liderëve botërore gjendet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo, ashtu edhe si liderët e vendeve tjera pjesëmarrëse në Bordin e Paqes, me ftesën e presidentit amerikan Donald Trump, ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen e vendit në Bordin e Paqes.


- Bordi i Paqes

Midis vendeve që e kanë pranuar ftesën janë Izraeli, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Jordania, Katari dhe Egjipti si dhe anëtarët e NATO-s, Turqia dhe Hungaria.

Shtetet e tjera pjesëmarrëse përfshijnë Marokun, Pakistanin, Indonezinë, Kosovën, Kazakistanin, Uzbekistanin, Vietnamin, Argjentinën, Armeninë, Azerbajxhanin dhe Bjellorusinë.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi formimin e Bordit të Paqes, së bashku me miratimin e një Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës, një nga katër organet e caktuara për të menaxhuar fazën kalimtare në enklavë.

Krijimi i bordit përkoi me nisjen e fazës së dytë të një marrëveshjeje armëpushimi, e cila ndaloi luftën e Izraelit në Gaza që ka vrarë më shumë se 71 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë që nga tetori i vitit 2023.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın