Bota

Koreja e Veriut përfiton 2 miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike

Koreja e Veriut ka përdorur aftësitë e ekspertëve të kibernetikës për të transferuar në mënyrë të paligjshme fonde nga institucionet financiare dhe për të fituar para shtesë në shkëmbimet e kriptovalutës

Emre Karaca  | 06.08.2019 - Përdıtësım : 07.08.2019
Koreja e Veriut përfiton 2 miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike

New York

Koreja e Veriut ka përfituar 2 miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike, thuhet në një raporti të paraqitur nga ekspertët për mbikëqyrje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti thotë se Koreja e Veriut ka përdorur aftësitë e ekspertëve të kibernetikës për të transferuar në mënyrë të paligjshme fonde nga institucionet financiare dhe për të fituar para shtesë në shkëmbimet e kriptovalutës.

Më tej thuhet se si rezultat i këtyre operacioneve kibernetike është realizuar një përfitim prej 2 miliardë dollarë.

Ekspertët thonë se sulmet e Koresë së Veriut kundër shkëmbimeve të kriptovalutës kanë bërë të mundur gjenerimin e të ardhurave në mënyra që janë më të vështira për t'u ndjekur, të cilat i nënshtrohen një kontrolli dhe rregullimi më të ulët të autoriteteve nga sektori tradicional bankar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın