Bota

Koreja e Veriut kryen sërish testim të raketës balistike

Koreja e Veriut në pjesën lindore të saj ka kryer dy testime të raketave balistike të cilat pasi kanë arritur në një lartësi prej 30 kilometrash dhe kanë fluturuar në një largësi 230 kilometra

Muhammet Nusret Altun  | 16.08.2019 - Përdıtësım : 17.08.2019
Koreja e Veriut kryen sërish testim të raketës balistike

Ankara

Koreja e Jugut ka njoftuar se Koreja e Veriut ka lëshuar raketa balistike me rreze të shkurtër në Detin Lindor të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria e Koresë së Jugut njoftohet se Koreja e Veriut në pjesën lindore të saj ka kryer dy testime të raketave balistike të cilat pasi kanë arritur në një lartësi prej 30 kilometrash dhe kanë fluturuar në një largësi 230 kilometra, duke rënë në Detin Lindor që ndodhet mes Japonisë dhe Gadishullit Korean.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se provat raketore të Koresë së Veriut ndiqen nga afër nga Koreja e Jugut dhe SHBA-të dhe se janë të përgatitur për të gjitha llojet e zhvillimeve.

Po ashtu theksohet se në lidhje me veprimin është informuar edhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe se qeveria e Phenianit është paralajmëruar që të distancohet nga hapat që rrisin tensionin në rajon.

Testimi i kryer ditën e sotme është testimi i gjashtë raketor që qeveria e Phenianit ka kryer që nga 25 korriku e deri më sot.

Nga ana tjetër, Ministria japoneze e Mbrojtjes raportoi se raketat nuk arritën në ujërat territoriale japoneze ose në zonën ekskluzive ekonomike.

"Është pa kuptim të mendohet që negociatat do të fillojnë përsëri"

Ndërkohë, agjensia Yonhap, në lajmin e saj të bazuar në agjencinë zyrtare KCNA të Koresë së Veriut, tha se Koreja e Veriut nuk mendon të vazhdojë negociatat me Jugun dhe se është "pa kuptim" të mendohet që negociatat do të fillojnë përsëri kur të mbarojë stërvitja e përbashkët e Koresë së Jugut me SHBA-në.

"Ata mund ta kuptojnë se çfarë ndiejmë ne tani. Ne nuk kemi asgjë për të biseduar me autoritetet e Koresë së Jugut dhe nuk kemi ndërmend të ulemi përsëri (në negociata) me ta", thuhet në deklaratë.

Qeveria e Phenianit ka thënë edhe më parë se dialogu nuk mund të vazhdojë nëse administrata e Seulit nuk jep një "justifikim të arsyeshëm" për stërvitjen ushtarake që zhvillon me SHBA-në.

Më 5 gusht u njoftua fillimi i stërvitjes së përbashkët "19-2 Dong Maeng" mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut. Stërvitja, e cila synon të përmirësojë aftësinë e aleatëve për të përballuar situata të papritura në Gadishullin Korean, pritet të zgjasë deri në 20 gusht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.